BLERIM AHMEDI: NUK JAM ARRESTUAR NGA POLICIA (VIDEO)

0
70

Zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski ka mohuar shkrimet në disa media se është arrestuar vëllai i “El Chekas”, Blerim Ahmedi.Sipas tij, ai ka qenë në bisedë informative në policë, lidhur me protestën që pritet të mbahet të dielën.Vëllai i “El Chekës”, ka qenë organizator i protestave në Tetovë, përpara Selisë së BDI-së.Protesta pati për qëllim, siç u shpreh vëllai i El Çekës, të shpreh pakënaqësi ndaj “padrejtësive që u bëhen shqiptarëve” dhe ndaj “rastet e montuara politike” Në ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Blerim Ahmedi, ka shkruar se nuk është arrestuar.Ju njoftoj qe jam mire dhe nuk jam i arrestuar. Kjo eshte metod e Duit per te frikesuar njerezit. Kemi mbeshtetje te madhe te nderkombetarve dhe do te vazhdojme ne menyre demokratike qellimin e protestes per diten e diel ne ora 16:00” njoftoi vëllai i “El Chekas”, Blerim Ahmedi.

SHARE