Temperatura deri në 40 gradë do arrin këtë javë !

0
106

Shkup, 1 korrik – Mot shumë i nxehtë me temperatura deri në 40 gradë Celsius, paralajmëron DPHM për këtë javë.Do të rritet edhe lagështia e ajrit për shkak të së cilës, sipas DPHM-së, ndjenja do të jetë se temperaturat janë më të larta se sa që janë matur.

Temperatura maksimale e ditës do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa të mërkurën pritet të arrijnë 40 gradë. Indeksi UV do të arrijë 9. Nesër temperatura minimale do të lëvizë prej 12 deri 21 gradë Celsius, ndërsa maksimale prej 31 deri 39 gradë Celsius. Në këtë interval temperatura do të lëvizë edhe në ditët e ardhshme.

DPHM informon edhe se nga dita e mërkurë deri të premten në orët e pasdites do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

SHARE