Për fatin e keq të vajzave! Pse jetojmë në këtë shtet ku për një punë duhet…

0
65

Arbenita Shaqiri

Nuk di nga të i’a filloj dhe as nuk di më çfarë të them dhe as një përfundim kur do të ketë! Jetojmë në një vend ku nuk e di se cila është ardhmëria ime, cila është ardhmëria jonë… Jetojmë në një vend ku nuk kemi pikën e shpresës për asgjë!

E dini vallë pse?! Sepse ne këtë shtet ku ne jetojmë përparësi ka lakuriqësia dhe imoraliteti, nga do që shkon dhe konkurron fillimisht ka rëndësi bukurija lakuriqësia dhe imoraliteti e nëqoftëse ty si femër nuk i posedon këto kërkesa at’herë nuk vlejn për asnjë gjë!

Dëshperohesh demoralizohesh ngaqë horizonti yt ështe i mbyllur! NNdalem dhe pyes veten: a thua vallë pse të është keshtu? Pse vallë une dhe shunë tjera si unë do duhet të kalojm nëpër shtratin e dikujt po te fitojmë një vend pune? Ahh sa me lëndon ky fakt sa…..!

Sa do doja të ishte vendi im ndryshe dhe shumë të rinj mos iknin nga ky vend, por te vepronin dhe të jetonin një jetë plo dashuri dhe lumturi po u’a them një gjë juve “motrave te mija” mos mendoni se duke kaluar shumë shtretër neper dhomat e hoteleve do arrini të jeni dikush mos mendo se ke nje status që të ngrit lartë dhe të lartëson në qiell sepse shumë shpejt do biesh poshtë dhe nuk do dijsh veten nga e ke.

Të jesh e dashura e dikujt nuk do të thotë se je dikush! Por thjeshtë një leckë për nje pastrim që si përfundim hudhesh në skaj te mbeturinave dhe nuk të vështron askush.

SHARE