“Kur shkova në parukeri mësova që isha gruaja e tij e 6-të edhe djalin ma sëmuri”

0
122

Suada Ndreca një nënë e re 27-vjeçare përballet live me ish-burrin, për djalin 4-vjeçar me epilepsi, për të cilin, e reja thotë se ai nuk kujdeset.

“Kam qenë e martuar në Rrjoll të Velipojës, kam jetuar me burrin dhe me familjen e tij 3 vite. Për 3 vite në shtëpinë e atij kam jetuar si skllave, burri ishte pijanec dhe rrugaç, punonte dhe lekët i shpenzonte nëpër lokale nuk donte t’ja dinte se ka familje dhe as fëmijë.

Mbas 1 viti e gjysmë djalin ma kapi temperatura e lartë dhe ish-burri nuk pranonte ta dërgonim në spital, pastaj me kaloi në epilepsi dhe e kemi dërguar me një komshi tonin në spitalin e Shkodrës sepse djali nuk përmendej. Nga mos interesimi për familjen e tij unë mora një vendim për t’u ndarë më të”, tregoi Suada.

Gruaja shtoi se tani jeton me familjen e saj dhe se ka 2 vite e gjysmë që familjarët e saj janë në hall sepse jetojnë me një pagë 300 mijë lekë të vjetra me 2 dhoma. “Babai më ka bërë aksident dhe nuk punon dot më. Ju lutem më ndihmoni, bejeni për fëmijën tim dhe për mua’,- tha ajo mes lotëve në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Para se të përballej me ish- bashkëshortin i cili nuk e pranoi që nuk jepte asnjë kontribut për djalin, Suada rrëfeu edhe të gjitha vuajtjet dhe peripercitë që kishte kaluar me të. Ajo tha madje se nuk mundi të bënte kurrë celebrimet me të, pasi figuronte në gjendje civile i martuar me dikë tjetër.

“Pas vitit të parë gjërat ndryshuan. Ai i keqtrajtonte prinderit për t’i marrë pensionin. Ndjehesha shumë keq, ai më thoshte ti s’ke të drejtë të flasësh fare. Gjerat u bënë edhe më keq kur një ditë shkova në parukeri dhe mësova që isha gruaja e 6-të në jetën e tij. Kur ishte fëmija 6 muajsh kërkova certifikatë të regjistroja fëmijën. Ky ka qënë i martuar më thanë tek gjendja civile. Për dy vite kam ndejt në torturë dhe nuk i kam treguar familjes sime”,- tha Suada.

Në lidhje telefonike Arbeni u shpreh: “Djalin e Zotin në qiell kam unë, asgjë tjetër. Ajo e ka lyp vetë ndarjen. Nuk i është përgjigjur si duhet as familjes time dhe as mua. Janë ca gjëra që i di mirë ajo. Dëgjova që tha kam përdorur dhunë, me pas jetu vetëm me të s’do kishte përjetuar asgjë të vështirë. Por ajo s’i është përgjigjur mamasë dhe babës tim. Jam gati të ballafaqohem me të, i kam thënë të mos ma gjejë gjë djalin…e rris vetë i kam thënë. Kam pas disa disfata në jetë, s’është se ajo ishte e para”,- tha ai.

Suada: Ke pas 6 gjithësej…

Arbeni: Nuk është e vërtetë

Suada: E vërtetojmë ne

Arbeni: Në Gjendje Civile jam martuar vetëm një herë unë, me të tjera jo, nuk i kam marrë në shtëpi të tjerat. Asnjë kafe s’ju ka sjellë prindërve të mi

Suada: Ato nuk kanë pas fare respekt për ty, më ka derdhur. Më vuri thikën e litarin në fyt pse i dhashë vëllait dy fshere djathtë dhe 1 shishe qumësht…

Arbeni: Djalit tim nuk i ka munguar asgjë edhe djali kaloi në epilepsi

SHARE