Futet në lumë të freskohet, humb jetën pasi nuk dinte not

0
38

Një djalë i ri i cili gjatë ditës së djeshme ka dashur të freskohet në lumin Vardar në afërsi të fshatit Bistrenci, të Demir Kapisë është gjetur i vdekur, ka njoftuar për MIA, Verolub Dodevski nga Sektori për Punë të Brendshme të Velesit në Maqedoninë e Veriut.

Prokurori Publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupit të pajetë.

Ndryshe me orë të tëra ka zgjatur kërkimi për djaloshin nga familjarët dhe bashkëfshatarët e tij. Gjatë kërkimit prezentë ka qenë edhe policia.

“Sigurisht se është mbytur, nuk ka ditur të notoj. Mbrëmë dhjetëra persona e kemi kërkuar, deri në ora tre të mëngjesit. Teshat dhe telefonin e kemi gjetur afër lumit”, ka deklaruar një bashkëfshatar i viktimës.

SHARE