Agjentët e Policisë Rrezikojnë Jetën Në Aksionin

0
232

Një aksion antidrogë ne Tirane rrezikoi seriozisht jetën e agjenteve qe u angazhuan ne te. Policia sekuestroi gati gjysmë kilogrami kokainë, ndërsa në pranga ranë tre persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Operacioni u zhvillua në rrugën “Don Bosko”, ndërsa efektivët u detyruan të qëllojnë me pistoletë, pasi të dyshuarit çanë postbllokun e ngritur për ndalimin e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë agjentët antidrogë kishin nën vëzhgim dy persona, të cilët dyshoheshin se shisnin kokainë në zonën e “Don Boskos”.

Shenjave për të ndaluar mjetin tip citroen, Bledar Peca dhe Ardit Murati iu përgjigjën duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë madje tentuan te përplasin me makine efektivet.

SHARE