Mbappe-Real Madrid, Vjen Lajmi i ‘Çmendur’

0
259

Real Madridi janë në dijeni për dëshirën e Mbappes që të veshë fanellën e bardhë. Lajmi është konfirmuar nga babai i tij, Wilfried Mbappe, i cili i ka thënë drejtuesve të Realit që djali i tij preferon këtë transfertë të bujshme.

Pavarësisht kësaj, Real Madridi nuk po nxiton. Në zyrat e Santiago Bernabeos, janë mësuar të presin deri në ditën e fundit të tregut për të mbyllur një transferim. Kjo ndodhi me Bale, Modric apo Ronaldo.

Zidane tashmë ka thënë: “Deri më 31 gusht mund të ndodhë gjithçka”.

Transferimi i Mbappe do të dinamizonte sulmin madrilen, i cili është prekur disi pas largimit të Moratas.

Edhe Barcelona dhe Manchester City, poashtu kanë pretendime. Guardiola i tha atij drejtëpërdrejt se ai do të bëhej gurthemeli i projektit të ri në ekipin e tij.

Ndërkohë klubi blaugran me shitjen e Neymar, tani ka mbushur plotë arkat e klubit dhe ka para mjaft për të shpenzuar.

SHARE