Projekti serb për ndarjen e Kosovës

0
189

Janë bërë pothuajse dy muaj e gjysmë që qytetarët e Kosovës janë pa institucione. Në javën e ardhshme, më 24 gusht, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive e kërkuar nga koalicioni i cili ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë datë, koalicioni PAN është deklaruar se do të propozojë kandidatin e saj për kryeparlamentar, që sipas Kushtetutës ky post i takon atyre, pastaj mund të vazhdohet për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe qeverisë.

Pas konstitumit të Kuvendit, votimi i qeverisë mund të bëhet në të njëjtën ditë kur bëhet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, nëse koalicioni fitues i ka numrat për formimin e qeverisë, duke u thirre një seancë tjetër.

Koalicioni PAN deklarohet se i kanë siguruar 61 vota për formimin e qeverisë me mandatar të nominuar për Kryeministër, Ramush Haradinajn, mirëpo partitë tjera politike nuk besojnë në deklaratat e tyre, duke thënë se fakti që ata kanë kërkuar aq shumë kohë nuk i kanë votat.

Sikurse partitë politike, njëjtë pohojnë edhe analistët politikë të cilët thonë se fakti që PAN-i kërkuar kaq shumë kohë (tetë) ditë për mbledhjen konstituive dëshmon se ata nuk kanë një vendim të qartë se si do të procedohet për zgjedhjen e kryesisë ose më saktë se akoma nuk është siguruar shumica e votuesve.

Sipas tyre, qeveria e ardhshme do të ketë përballje më të madhe që nga pas lufta, prandaj më mirë do të ishte krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

SHARE