I riu në Sarandë ia kthen pronarit portofolin, shpërblehet me para dhe ofertë pune në Zvicër

0
363

Ditën e djeshme, një djalë gjeti në një nga plazhet e Sarandës një portofol të mbushur me para. Portofolin e kishte gjetur pranë një shkurreje në Ksamil dhe nuk u mendua dy herë, por ia dha pronarit edhe pse brenda në të ndodhej një shumë e konsiderueshme parash.

“Ky është shpërblimi që mora nga zotëria. Janë plot 650 euro, 100 franga dhe 50 mijë lekë shqiptare. D.m.th. zotëria me dha gjysmat e shumës së gjetur dhe në fund të fundit bëra një mik të mirë. Nuk më intereson shumë shpërblimi që ai më dha, se të isha keq për ato lekë nuk ia kisha kthyer. Doja t’u bëja thirrje të gjithë shqiptarëve nëse do u vijë një rast i tillë në dorë, mos u nxitoni t’i mbani lekët për vete, sepse aq lekë nuk u bëjnë të pasur”, thotë djaloshi. “Mund të fitoni një mik të mirë që mund t’ju hapë dyert për çdo problem që të keni, siç ndodhi në rastin im. Zotëria më dha një mundësi të mirë për të punuar në Zvicër në kompaninë e tij, në një pozicion shumë të mirë pune.

SHARE