Ndërroi Jetë Ish-Kryeministri Bajram Rexhepi

0
270

Vdekja e ish kryeministrit Bajram Rexhepi është konfirmuar edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.

Ai ka thënë se ka pasur një komunikim me spitalin ku ka qëndruar Rexhepi dhe është njoftuar për vdekjen e ish kryeministrit.

Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.

Ish- kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka ndërruar pas një sëmundje për të cilën ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë.

Burime të Kp brenda spitalit atje kanë konfirmuar se Rexhepi ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:45 minuta.

Bajrami ndodhej në koma prej disa muajsh, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ishte transferuar për në Turqi.

SHARE