Apple nis prodhimin e serive të veta televizive

0
189

Nëse jeni adhurues i serive televizive dhe njëkohësisht edhe i brendit Apple, atëherë vjen një lajm interesant nga kompania në Kupertino.
Sipas gazetës Wall Street Journal, kompania Apple vitin e ardhshëm do të fillojë prodhimin e serive të veta televizive, në të cilat do të investojë një miliard dollarë amerikanë.
Bëhet fjalë për dhjetë seri televizive, përgjegjës për prodhimin e të cilave do të jenë Zack Van Amburg dhe Jamie Erlicht, të cilët kohë më parë kanë ardhur në Apple nga kompania Sony.

SHARE