Lajm Aspak i Mirë Për Tifozët e Barcelonës

0
197

Lionel Messi ka frikësuar të gjithë tifozët e Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas ka vendosur të presë për të parë se cila do të jetë përbërja e plotë e ekipit për sezonin e ri para se të vendosë për vazhdimin e kontratës në Camp Nou, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Largimi i Neymar për në Paris Saint-Germain ka dobësuar skuadrën e Barcelonës që vazhdon të jetë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Messi dëshiron të ketë garanci se Barcelona prapë do të ketë skuadër të fortë për edicionin e ri para se ta zyrtarizojë marrëveshjen për vazhdimin e qëndrimit te gjiganti katalan.

SHARE