Diaspora me potencial të lartë për investime në Maqedoni

0
215

Sot, Ministri për marrëdhënie me diasporën i Qeverisë së RM-së, Edmond Ademi realizoi takim pune me kryetarin e Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha dhe me anëtarin e Bordit drejtues të Ofës ekonomike amerikano-izraelite, Mamut Skenderi.
Në këtë takim ministri Ademi informoi për miratimin e informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018-2023, ku u ndërmorrën hapat e parë nga kabineti i ministrit për aktivitetet, planet dhe idetë për punën e ministrit në procesin e zhvillimit të bashkëpunimit me diasporën, si dhe potencoi përfshirjen e të gjitha palëve në hartimin e kësaj Strategjie kombëtare.

Siç informojnë nga kabineti i ministrit Ademi, ai ka cekur nevojën për ndryshime në legjislacionin për votimin e diasporës dhe intensifikimin e bashkëpunimit me investitorët potencialë të diasporës të cilët, siç shprehet ministri, ndjehen të pafavorizuar në krahasim me investitorët e huaj.

Ministri Ademi dhe bashkëbiseduesit e tij në takim diskutuan mundësinë e një konference të veçantë ekonomike në vitin 2018 për zhvillimin dhe investimet e diasporës në Maqedoni.

SHARE