Dembele Do Të Triumfojë Te Barça

0
234

udovic Giuly, ish-sulmuesi i Barcelonës, është i bindur se bashkëkombasi i tij, Ousmane Dembele, do të triumfojë si Blaugrana. “Ai ka shpejtësi, është i shpejtë. Kur ju e keni topin, duhet të dini se çfarë të bëni me të.

Kjo është thelbësore në qoftë se doni të ketë sukses te Barça”, – tha ish-lojtari francez pas shortit të Champions-it, që u mbajt pikërisht dje në Monako.

Giuly, lojtar i Barcelonës në periudhën 2004-2007 dhe kampion i Champions-it me Blaugrana në vitin 2006, po ashtu, paralajmëron se Dembele është një lojtar shumë i ri (sapo mbushi 20 vjeç), një fakt që duhet ta dijë mirë stafi stërvitor katalanas: “Është i ri dhe ka nevojë për përkujdesje.

I duhet të vazhdojmë të punojë shumë. Nëse klubi e bën këtë, ai do të ketë sukses te Barça, sepse i ka të gjitha cilësitë për këtë. Barcelona do të paguajë për Dembélé 105 milionë euro fikse dhe 40 milionë si variabla, gjë që e bën francezin blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit Blaugrana.

SHARE