Rama Tregon Detaje Të Bisedës Me Hahn

0
373

Kryeministri Edi Rama pas takimit joformal sot në Durrës me homologët në tij të Ballkanit Perëndimor, ka treguar disa detaje rreth bisedës së tij me komisionerin Johanes Hahn.

“Falënderoj Muller, ekipet e tyre. Pasi është një moment i rëndësishëm pas një sërë zgjedhjesh në rajon dhe në funksion të zhvillimit të një procesi që mban emrin e Berlinit. Por është një proces që duhet të jetë i zotëruar nga aktorët e rajonit dhe sigurisht me mbështetje e BE. Është e qartë tani më që nga pikëpamja se çfarë duhet sistemuar në letër, është sistemuar.

Kemi një plan veprimi me rreth 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor, në kuadër të shkëmbimeve të mallrave, punonjësve të kualifikuar, për shkëmbime tregtare dhe duke përshpejtuar rritjen e mirëqenies. Pata kënaqësi që të shkëmbej me komisionerin në një mëngjes pune lidhur me statusin aktual të Shqipërisë në BE.

Folëm për zgjedhjet si një moment i kapërcyer me sukses. Folëm për vullnetin që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi mes qeverise dhe opozitës, e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformave, të një transformimi rrënjësor të shërbimeve për publikun si një aspekt i luftës kundër korrupsionit dhe ryshfetit. Nënvizuam domosdoshmërinë e vazhdimit të procesit të vettingut. E njoha komisionerin me planin e këtij mandati, në funksion të reformave dhe shërbimeve”, pohoi Rama.

SHARE