Flamuri Amerikan Në Mes Të Tiranës në vitin 1920 !

0
166

Nga Ilir Ikonomi

Flamuri është varur mes dy ndërtesave, njëra prej të cilave (djathtas) është spitali i Kryqit të Kuq amerikan. Flamuri ka 48 yje, që përfaqësonin 48 shtete amerikane, nga 50 që janë sot.

Kryqi i Kuq amerikan erdhi në Shqipëri në vitin 1919, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Ata u urdhëruan të qëndronin në Evropë për të ndihmuar vendet më të varfra.

Pa ndonjë interes të dukshëm politik dhe pa shumë fjalë, amerikanët sollën pajisje dhe hapën klinika e farmaci, organizuan shkolla dhe u kujdesën sidomos për fëmijët e varfër dhe të pastrehë.

Kur ikën, i lanë pajisjet në Shqipëri. Vitet e qëndrimit të tyre janë ndër historitë më humanitare që ka përjetuar ndonjëherë Shqipëria.

SHARE