Shihni çfarë bënin Elvana Gjata dhe David Guetta gjatë realizimit të këngës (Video)

0
417

Elvana Gjata po shijon suksesin e këngës së saj më të re “Forever is over” e cila në pak ditë ka kaluar një milion shikime. Me këtë këngë Elvana po synon tregun ndërkombëtar. Tanimë që kënga po dëgjohet e shikohet shumë, këngëtarja ka vendosur të tregojë edhe disa pjesë nga realizimi i këngës e kryesisht nga pjesa në studio.

 

Në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka hedhur 3 video ku në një ndër to shihet dhe dj i famshëm, David Guetta.

Këngëtarja ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit dhe nga kolegët të cilët edhe e kanë mbështetur duke e shpërndarë këngën në rrjete sociale.

 

London-LA-Barcelona #foreverisover

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 

SHARE