Maqedonia Do Të Përkrah Anëtarësimin e Kosovës Në Interpol

0
209

Më 29 shtator, Maqedonia do të mbështes hyrjen e Kosovës në Interpol, ka bërë të ditur profesori serb Igor Janev nga Beogradi.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Kinë, vota do të jetë publike. Gjatë votimeve, Kosovës i nevojiten 2/3 e votave për t’u bërë anëtar me të drejta të plota, përcjell Konica.al.

Profesori serb ka thënë se se sapo Serbia të hetojë se Maqedonia ka votuar për Kosovë, gjithçka do të bëhet e pasigurt.

Gjasat që Kosova të pranohet në Interpol, sipas Janev, janë mjaft të mëdha.

“Sidoqoftë për Beogradin është e rëndësishme që Maqedonia nuk i vë thikën në shpinë Serbisë”, ka shtuar ai.

Sipas Janev, Beogradi zyrtar me shumë gjasë do të heq dorë nga njohja e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe do të ërdor referencen e Kombeve të Bashkuara, krahas rishikimit të çdo marrëveshje tjetër që vendi ka nënsyhkruar me Maqedoninë gjatë këtyre 28 viteve.

SHARE