Lëndohet Një Çiklist Në Tetovë

0
227

Në bulevardin Marshal Tito në Tetovë, mbrëmë rreth orës 23:30 minuta ka ndodhur një aksident, ku rëndë është lënduar një person.

Nga policia njoftojnë se I.B. (20) nga fshati Sellcë duke vozitur makinën e markës “Opel Corsa” ka goditur në një biçikletë të drejtuar nga 62 vjeçari J.S. nga Tetova.

Çiklisti është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik në Tetovë, prej ku për shkak të seriozitetit të plagëve është transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Ekipet e policisë kanë kryer inspektim ligjor në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

SHARE