Merkel e Ashpër Me Turqinë: Nuk Ka Vend Në BE

0
263

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë mbrëmë në një debat televiziv parazgjedhor me rivalin e saj nga radhët e socialdemokratëve, Martin Schulz, se Turqia nuk duhet të bashkohet në Bashkimin Evropian dhe që do të kërkojë që BE të pezullojë bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë.

“Unë shoh se ata (turqit) s’do të jetë ndonjëherë në gjendje të bashkohen me BE-në dhe unë kurrë nuk do të besoj se kjo gjë do të mund të ndodhë”, ka thënë kancelarja, duke shtuar se do të diskutojë me kolegët e saj në BE për të arritur një qëndrim të unifikuar për përfundimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë.

SHARE