Kombëtarja e Qetë Drejt Strumicës

0
233

Kombëtarja Shqiptare niset drejt qytetit të Strumicës ku të Martën në orën 20:45 do të luajë ndeshjen eliminatore kundër Maqedonisë.

Skuadra dhe stafi kuqezi u larguan nga hoteli i Shkupit rreth orës 10 të paraditës së sotme dhe pas rreth 90 minutash do të akomodohen në qytezën kufitare me Bullgarinë ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit përgatitore nën drejtiin e trajnerit Christian Panucci.

Nata në Shkup kaloi e qetë ku Shqipëria u akomodua pas një udhëtimi që nisi nga Elbasani. Në dalje të hotelit, lojtarëtnuk u ndalën për disa momente për të bërë edhe disa foto me tifozë të ndryshëm që kishin mbërritur për të përcjellë ekipin.

Ajo që ra në sy ishte prania e forcave të sigurisë që monitoronin në cdo moment lëvizjet e lojtarëve për t’u siguruar që gjithçka të kalonte e qetë. Në Strumicë, në orën 18:30 trajneri Panucci dhe kapiteni Agolli do të flasin në një konferencë për shtyp dhe në orën 19:00 do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar seancën përgatitore.

SHARE