Ndeshja Maqedoni vs Shqipëri (1:1)

0
290

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që u zhvillua mbrëmë në Strumicë, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, dhe duket se gjasët e kombëtares shqiptare për tu kualifikuar për garat e mëtejshme janë minimale. Në ndeshjen e Grupit G të kualifikimeve për Kampiponatin Botëror, Shqipëria avancoi me golin e Roshit në minutën e 52, ndërsa kombëtarja vendase barazoi në minutën e 78 me Trajkovskin nga penaltia.Tashmë, pas tetë ndeshjesh, Shqipëria ruan vendin e tretë në klasifikimin e Grupit G, në kuotën e 13 pikëve, falë edhe humbjes së Izraelit në ndeshjen ndaj Italisë, për tu renditur kështu pas Spanjës dhe azzurrëve, kur mbeten edhe dy ndeshje nga përfundimi i këtyre eliminatoreve. Ndërkohë Maqedonia mban pozitën e e parafundit në Grupi G me 7 pikë para përballjeve me Italinë dhe Lihtenshtajnin.

SHARE