Kumanovë, Dëshmon Babai i Almirit

0
257

Në vazhdimin e seancës gjyqësore për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova, sot dëshmoi babai i 4 vjeçarit.

Sedat Aliu para trupit gjykues ka rrëfyer në detaje se si ka filluar gjithçka që nga Shtëpia e shëndetit kur ai i kishte lëshuar radhën një moshuare, veprim ky që kishte acaruar të akuzuarin për vrasjen e Almirit, Boban Iliq.

Unë e tregova të vërtetën sërish sot, në gjykatë. Dua të them se mos të ndodhin raste të këtilla ndër-etnike mes shqiptarëve e maqedonasve, sepse dihet çfarë ka ndodhur . Ishte hakmarrje ndaj shqiptarëve, sepse unë nuk e kam njohur këtë person, kjo ishte hakmarrje. I apelojë Gjykatës t’ia jep dënimin e merituar – tha Sedat Aliu, babai i Almirit.

Avokati i familjes Aliu thotë se ky rast duhet të shkarkohet nga paragjykimet politike dhe i njëjti të trajtohet brenda kornizave ligjore.

Për shkak të sensibilizimit që ka opinioni me rastin dhe interesimit të madh të mediave, që edhe ju vet jeni prezent dhe mënyrës se si ka ndodhur rasti nga këndi i personit që dha sot deklaratën na lind një obligim që gjithë këtë rast , ta shkarkojmë nga paragjykimet politike dhe të tentojmë që rastin penalo juridik ta trajtojmë brenda kornizave të ligjit të procedurës penale duke tentuar të vërtetojmë gjendjen faktike ashtu siç ka ndodhur rasti – u shpreh Ibrahim Bajrami, avokat.

Seanca e radhës gjyqësore për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu është caktuar për më 6 tetor.

SHARE