FSHF falënderon FFM për mikpritjen në Strumicë

0
192

Federata Shqiptare e Futbollit, pas zhvillimit të ndeshjes eliminatore për botërorin e Rusia 2018, me një letër zyrtare iu ka drejtuar FFM-së. Drejtuesi e FSHF-së, përmes kësaj letre iu kanë falënderuar Federatës së Futbollit të Maqedonisë, për organizimin e shkëlqyeshëm të ndeshjes por edhe gjithë përkrahjen që e ka pasur kombëtarja shqiptare para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Në letrën falënderuese të FSHF-së, dërguar FFM-së, thuhet se këta iu janë mirënjohës për gjithë angazhimin e tyre që kanë pasur përfaqësuesit e FFM-së, që kombëtarja shqiptare të ketë një qëndrim të shkëlqyeshëm në Strumicë. Ndryshe ndeshja eliminatore Maqedoni – Shqipëri e zhvilluar në Strumicë përfundoi me barazimin 1:1, pas së cilit barazim “kuqezinjtë” siguruarn vendin e tretë në grupin G.

SHARE