Të Shtunën Festivali Burrimet e Sharrit

0
267

16 Shtatori i këtij muajji do të shënoj një aktivitet mjaftë të rëndësishëm kulturor i cili ka karakter mbarëkombëtar. Është ky pikërisht Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i festivalit të folklorit të përpunuar “Burimet e sharrit” 2017 i cili tradicionalisht për çdo vjet organizohet në Tetovë.

Ky aktivitet ka për qëllim të shprehë kulturën dhe folklorin tonë të përpunuar të vlerave më të mira tradicionale të folklorit të stilizuar i cili do të shërbejë edhe më shumë, për gjallërimin e jetës kulturo-artistike të Tetovës dhe përkrahjes më të madhe të evinimentit në fjalë.

Masat për zbatimin e punës organizative kanë filluar qysh në muajin qershor, ku është hartuar dhe miratuar rregullorja dhe Programa e punës për kët manifestim tradicional kulturor, për të cilin propozohet të ket një skenografi të re për t’iu përgjigjë më mirë grupeve artistike të cilat do të jenë pjesëmarrëse të këtij edicioni.

Festivali tani më ka marrë formën e karakterit garues, ku përveç këngës dhe valles së stilizuar, pjesa e parë do ti kushtohet pasurisë materiale, pikërisht kostumeve popullore të cilët do ti sjellin në skenë artistët nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, dhe Mali i zi ku grupeve pjesëmarrëse do t’u ndahen, diploma dhe mirënjohje për pjesëmarrje, kurse ansambleve Çmimet:

Çmimi special “Burimet e sharrit”, çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”, çmimi “Mehmet pashë Deralla”, çmimi “Menada – valltare Ilire”, dhe Çmimi Oeneja e lashtë”

SHARE