Nga tetori nuk do të ketë taksë radiodifuzive

0
128

Nga muaji i ardhshëm qytetarët e Maqedonisë nuk do të paguajnë taksë radiodifuzive. Kjo pagesë lartohet me ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, i cili këtë pasdite u votua nga 70 deputetë.

Deputetët e opozitës mbështetën ligjin, por kishin vërejtje për shumicën e cila nuk miratoi propozim-ligjin e tyre, i cili është identik me këtë.

Me lirimin nga pagesa prej 190 denarë në muaj, ndryshimet e ligjit parashohin që Radio Televizioni i Maqedonisë të financohet drejtpërdrejtë nga buxheti, nga i cili këtë vit janë ndarë 0.5% ose 14.3 milionë euro.

SHARE