Isco tregon problemin e Real Madridit

0
216

Mesfushori i Real Madrid, Isco ka thënë se nëse ‘Los Blancos’ nuk arrijnë të shënojnë gol në fillim të takimit, atëherë ata i kap paniku, dhe kjo është arsyeja e rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Forma e kampionëve spanjoll në ‘Santigo Bernabeu’ është shqetësuese sipas Isco-s, pasi ata kanë fituar vetëm dy nga nëntë pikët e mundshme në La Liga para fansave të tyre.

“Nëse nuk arrijmë të shënojmë gol në fillim të ndeshjes, na kap paniku. Sidoqoftë, ne jemi rikthyer edhe nga pozita më të vështira, dhe do ta bëjmë përsëri, prandaj jemi kampionë”, është shprehur Isco.

Real Madrid u mundën me rezultat 1-0 nga Betis, të mërkurën, në ‘Santiago Bernabeu’, për të mbetur në kuotën e tetë pikëve pas pesë ndeshjeve, duke ngecur shtatë pikë prapa Barcelonës.

SHARE