Atalanta konfirmon blerjen e Berishës

0
204

Merr fund telenovela për të ardhmen e portierit shqiptar Etrit Berisha. “Gardiani” i cili sezonin e fundit u huazua nga lacio tek Atalanta do të vazhdojë karrierën në klubin nga Bergamo edhe për sezonet e ardhshme. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Atalantës, Antonio Perkasi i cili për mediat italiane ka thënë se Berishën e kanë blerë nga Lacio dhe se janë paguar rreth 5 milionë euro. Përpos kartonit të tij që u ble për 5 milion, nuk bëhet e ditur asgjë sa i përket pagës që do të përfitojë vetë lojtari.

SHARE