Ramush Haradinaj e quajti edhe “peder” Murat Mehen

0
294

Ramush Haradinaj, që nga marrja e postit të kryeministrit të vendit, nuk ka pohuar e as mohuar se do të pranojë marrëveshjen aktuale për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai ka shkarkuar Komisionin Shtetëror të kryesuar nga Murat Meha, derisa ka emëruar një Komision të ri, në krye me Shpejtim Bulliqin.
Haradinaj kishte pasur shumë problem me Murat Mehën më parë, madje një herë situata edhe ishte ashpërsuar, kur Haradinaj e kishte ofenduar Mehën.

Ai ishte nervozuar në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm më 2015, kur ishte pranuar raporti i Mehës për demarkacionin, duke e quajtur atë “peder” dhe duke e lëshuar mbledhjen.

“Nuk bën me shpërnda raportin e atij pederi këtu… Nuk do të lejoj me ndodh takimi i komisionit me raport të atij njeriu këtu… Fizikisht nuk e lejoj derisa të vjen policia unë nuk dal prej kësaj salle, sepse duhet edhe ju ta keni një kufi se deri ku mund të shkoni kështu, nuk është temë hajgare, nuk është temë opozitare, është temë e territorit të këtij vendi…. Nuk guxoni raport të Murat pederit me pru edhe një herë këtu. Nuk ka kështu, nuk është ky vend bash qysh po kujtojnë njerëzit, kujt t’i ç… i pari me ardh me u tall me ne”, kishte thënë Ramush Haradinaj.

Por, sipas analistëve politik, Haradinaj, e ka përdor kauzën për “mbrojtjen e territorit”, për interesa politike, madje shkarkimin e Mehës e ka bërë për shkak të “urrejtjes personale” ndaj tij.

Ata kanë thënë se tani shumica parlamentare do të orientojë energji të saj tek aprovimi i formatit të Demarkacionit, i cili e lë jashtë Kosovës Çakorrin dhe Kullën.

SHARE