Diamanti Më i Madh Në Botë u Shit Për Një Çmim Rekord!

0
210

Kompania e nxjerrjes së diamantëve “Lucara” u shpreh sot në llogarinë e tij në Twitter se ishte e lumtur për shitjen e diamantit 1.109 karat.

Graff Diamonds, kompania Laurence Graff, saktësoi në një deklaratë se negociatat për këtë kontratë shitjeje zgjatën një vit.

“Stafi ynë i artizanëve mjaft të kualifikuar do të asistojë për disa vite duke ofruar asistencë dhe punuar ditë e natë për të garantuar të drejtat dhe meritat e kësaj dhurate të paçmuar të Nënës Natyrë”, deklaroi Graff.

Guri i çmuar u bë objekt i një procesi ankandi shitjeje në qershorin e 2016 tek Sotheby’s në Londër por në atë kohë nuk gjeti blerësi, si pengesë e nivelit të lartë të çmimit, duke arritur çmimin rezervë prej 70 milionë dollarë.

SHARE