Martohen Jason Statham dhe modelja Rosie Huntington?

0
252

Ata njoftuan fejesën e tyre në janar të vitit 2016, pas gjashtë vitesh lidhjeje me njëri-tjetrin.

Por Rosie Huntington-Whiteley bëri fansat që të spekulojnë nëse ajo ishte martuar së fundmi me aktorin e njohur Jason Statham, dhe shkaktar për këtë gjë u bë një ‘selfie’ në Instagram, shkruan DailyMail.

Modelja britanike, ishte me të vërtetë e ndezur në vetvete – por ishin dy unazat në gishtin e saj që tërhoqën vëmendjen, duke shkaktuar konfuzion nëse ajo dhe aktori 50 vjeçar kanë kurorëzuar lidhjen.

Në ‘selfie’, modelja është parë duke u paraqitur e buzëqeshur para kamerës, teksa po pinte një pije të ftohtë në dritën e diellit.

Kjo ‘selfie’ e publikuar nga Rosie Huntington, ka ngritur zërat për një martesë të mundshme me aktorin e njohur Jason Statham, kjo pasi në gishtin e saj të katërt vërehet një unazë martese.

E veshur me veshje sportive, dhe duke e lënë të lirshme flokët kaçurrela të zbehta dhe të zbukuruara, Rosie tregoi edhe njëherë bukurinë mbresëlënëse që e shtyu atë drejt famës pre një modeleje.

Fansat me syrin e mbrehtë e kthyen fokusin e tyre në dorën e majtë në të cilën ajo mbante pije – gjë që tregoi dy unaza në gishtin e saj të katërt.

SHARE