Zeka Kërkoi Trajtim Mjekësor, Krasniqi Në Paraburgim

0
264

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po financohet prej Turqisë, Rusisë e Serbisë.Këtë akuzë në drejtim të Vetëvendosjes, Zeka e ka bërë një ditë pasi u grushtua nga deputeti Frashër Krasniqi.

Zeka ka thënë se prapa sulmit qëndron Albin Kurti.“Dije qe qytetaret e Kosoves shpejte kane me kuptu, se ashtu si Millosheviçi qe e shkaterroi ish Jugosllavine, duke u thirrur ne “unitet” e “bashkim”, edhe ti po e shkaterron Kosoven duke u thirre ne “bashkim kombetar”, e patriotizem fallc.Albin, jo Frasherin, po edhe 100 te tjere merri ne Parlamen, kot e ke. Faktet qe kam me i nxjerre kunder teje dhe disave, bash kane me ju ba me fole vetemevete!”, ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook.Deputeti tjetwr Frashwr Krasniqi ka thwnw se ndjen keqardhje pwr atw qw ka ndodhur.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pasi mbrëmë në një debat televiziv grushtoi deputetin e Nismës, Milaim Zeka.Lajmin e ka konfirmuarzëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV-së gjendet në paraburgim.“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim për shkaktim të lëndimit trupor”, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për përleshjen fizike mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka gjatë ditës së djeshme në një studio televizive. Policia ka treguar se pas përleshjes Zeka ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa Krasniqi është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë të dytë pas incidentit janë intervistuar dhe njëri prej tyre (Frashër Krasniqi), është ndaluar.Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka i ka marrë disa grushte në fytyrë nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi gjatw njw debati televiziv

SHARE