Floriana Garo Flet Më Në Fund Mbi Shtatzaninë e Saj

0
299

Kohët e fundit Floriana Garo ka qenë gjithnjë e më shumë në vëmendjen e mediave. Pas lajmit të fejesës e më pas zhvendosjes në Zvicër, u përfol se moderatorja ishte shtatzënë.

Dyshimet filluan pas një fotoje ku Floriana shfaqej me barkun pak të fryrë ç’ka bëri që mediat të aludonin për një shtatzëni. Pikërisht pas një muaji nga ky lajm, Floriana ka folur lidhur me këtë çështje duke i dhënë fund thashethemeve.

“E kam dëgjuar lajmin e shtatzënisë. Kjo tregon se nuk po kujdesem mjaftueshëm për trupin tim këto kohë dhe duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit”, ka thënë Floriana në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë”. Moderatorja tregoi gjithashtu se ka filluar një kurs të gjuhës frënge duke qenë se tani e tutje po jeton në Zvicër.

SHARE