Heroi Im Je Ti! Fjalimi Në Mbrëmjen e Çmimeve Oscar Që Emocionoi Botën

0
264

Ka pak gjëra… rreth tre gjëra në llogarinë time që kam nevojë për to çdo ditë. E para, kam nevojë për diçka sipër meje që t’i drejtohem. E dyta, një gjë që të shoh përpara, dhe e treta dikë që ta ndjek, t’i vihem pas…

Tani, së pari dua ta falenderoj Zotin, sepse ky është ai atje lart sipër meje të cilit i drejtohem. Ai më ka falur jetën time me të gjitha mundësitë që unë e di se nuk janë në dorën time apo të ndonjë dore njerëzore. Ai më ka treguar, dhe është një fakt shkencor, që mirënjohja është reciproke. Sipas fjalëve të të ndjerit Charlie Laughton, i cili tha: “Kur keni Zotin, keni një mik të madh dhe ai mik je ti”

Falenderoj familjen time, kjo është ajo çfarë shoh përpara. Babain tim që unë e di se ai është atje lart tani me një tenxhere të madhe, ndoshta në të brendshme dhe ka të ftohtë, mbase edhe po vallëzon. Për ty baba, që më mësove se çfarë do të thotë të jesh burrë.

Për nënën time që është këtu sonte, që mua dhe dy vëllezërve të mi më të mëdhenj, na mësoi dhe e kërkoi me ngulm që ne të respektojmë vetveten. Dhe ajo që ne mësuam ishte se të kesh respekt për veten është forma më e lartë e respektit që mund t’u japësh të tjerëve. Faleminderit për këtë Mama.

Për gruan time Kamila, dhe fëmijët e mi Levi, Vida, Livingston. Për kurajën dhe rëndësinë që më jepni çdo ditë sa herë dal te dera, ajo është e pashembullt. Ju jeni katër njerëz në jetën time që unë dua t’ju bëj më krenar për mua, Faleminderit.

Dhe për heroin tim, ky është ai të cilin unë e ndjek e i vihem pas. Kur isha 15 vjeç, kisha një person shumë të rëndësishëm në jetën time që vinte tek unë dhe më thoshte, “Kush është heroi yt?”. Dhe i thashë që nuk e dija se duhet të mendoja për këtë, më jep disa javë kohë. Unë kthehem dy javë më vonë, ky person vjen dhe thotë: “Kush është heroi yt?” Dhe kështu u mendova dhe i thashë, e di kush është heroi im, jam vëtë unë, heroi im është vetja ime pas 10 vitesh.

Kaluan vitet, mbusha 25 vjeç, dhe 10 vjet më vonë i njëjti person vjen tek unë dhe më thotë “pra ia dole, u bëre një hero?” Dhe unë si isha?!, askund afër. Jo. Kurrsesi.

Ai më tha: “Pse?” Sepse heroi im tani është 35 vjeç, i thashë. Pra unë, siç e shihni, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj dhe çdo vit të jetës sime, heroin tim e kam gjithmonë 10 vjet larg. Unë kurrë nuk do ta arrij heroin tim. Unë nuk do ta prek dot kurrë atë, unë e di që nuk jam ai. Dhe kjo është një gjë e mirë për mua, sepse kjo më mban e më jep forcë që të mos ndalem e të jem gjithnjë në ndjekje të tij.

Pra, për cilindo prej nesh, çfarëdo qofshin këto gjëra, çfarëdo që të shikojmë atje lart, çfarëdo që ne shikojmë përpara, dhe kushdo qoftë ai apo ajo, që ne po ndjekim, kam vetëm një fjalë: Amen!

SHARE