Dalin Fotot Sensuale Nga Dasma Private e Stilistit Të Njohur Shqiptar

0
434

Stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti fundjavën që lamë pas, organizoi dasmën e tij në Las Vegas. Në të morën pjesë miqtë më të ngushtë dhe të afërmit e dy familjeve. Një ceremoni tërësisht private, Valdrini dhe partnerja e tij Edita i kanë dhënë fund beqarisë.

Një ditë pas dasmës, kanë dalë edhe fotot e para të çiftit, të cilat janë ndarë edhe nga miqtë e tyre që i kanë uruar edhe në rrjetet sociale.

Përveç Valdrinit dhe Editës, disa foto të çiftit kanë ndarë edhe personazhe të tjerë të njohur. Një prej tyre, edhe Elvana Gjata, e cila ka postuar dy foto sensuale nga seti i të sapomartuarve duke u uruar atyre dashuri të përjetshme.

Valdrini dhe Edita janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi është mësuar pak martesës së tyre në Las Vegas.

SHARE