A i “vardiset” Imer Selmani Selës për “kryetar shteti”?

0
112

Ish kandidati i PDSH-së, për president të Maqedonisë Imer Selmani, siç duket po i vardiset liderit të ASH-së Ziadin Selës për të kandiduar si kandidat i opozitës shqiptare në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Pas përfundimit të takimit mes Ahmetit dhe Zaevit ku janë marrë vesht për një kandidat konsensual, opozitës shqiptare iu është hapur porta për të nxjerr një kandidat shqiptarë ku shqiptarët do të votonin masovikisht, por deri tani nuk ka ndonjë informacion se opozita do të nxjerr kandidatin e saj apo do të përkrah edhe ajo kandidatin e LSDM-së.

Ditë më parë portali TetovaSot informoi se opozita shqiptare kishte biseduar edhe me akademik Izet Zeirin, por sip duket nuk kanë arritur një marrëveshje që Zeqiri të jetë kandidati i opozitës.

Nga burimet e brendshme të ASH-së, TetovaSot mëson se Sela është pajtuar të përkrah kandidatin e LSDM-së vetëm nëse kandidohet Stevo Pendarovski, por Pendarovskin nuk e ka pranuar BDI-ja e Ali Ahemtit, pasi ai një herë i ka humbur zjgjedhjet.

Ndryshe zgjedhet presidenciale do të mbahen me 21 prill rrethi i parë, kurse më 5 maj të mbahet rrethi i dytë.

SHARE