Aksident fatal, vdes shqiptari

0
337

Një shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik të ndodhur mbrëmë vonë në Firence të Italisë.

Lajmi raportohet sot nga mediat italiane, që shkruajnë se viktima është një 48-vjeçar më banim në Firence që prej vitit 2013, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Teksa ishte nën drejtimin e një motori, shqiptari është përplasur me një makinë që drejtohej nga një 55-vjeçar nga Firence.

Përplasja që ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Vittorio Emanuele” e “Paoletti”, rezultoi fatale për shqiptarin, i cili mbeti i vdekur.

Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen nga autoritet italiane.

SHARE