Aktori i “Portokallisë” largohet nga Top Channel

0
240

Florian Binaj është një prej aktorëve më të njohur të humorit në Shqipëri dhe një prej figurave më të komentuara të showbizit.

Rolet e tij kanë rrëmbyer gjithmonë zemrat e publikut dhe kanë mbajtur shikuesit të gozhduar përpara ekranit.

Mirëpo së fundmi, Floriani ka vendosur që përveç aktrimit, të merret edhe me diçka tjetër. Duke qenë se ditën e nesërme nis maratona e Kampionatit të Futbollit, burime për Blitz kanë zbuluar se Florianin do ta shohim në ekranin e TVSH.

Ai do të moderojë emisionin e mbrëmjes që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili.

Mësohet se Floriani nuk e ka lënë Top Channel, mirëpo po largohet prej tij vetëm për një periudhë të caktuar kohore, për tu marrë me emisionin sportiv.

SHARE