Almeda Abazi reagon pas aksidentit me makinë me bashkëshortin

0
766

Mbrëmjën e kaluar moderatorja e njohur Alemda Abazi është përfshirë në një aksident me makinë së bashku me bashkëshortin e saj turk, Tolgahan Sayisman.

Fatmirësisht nga përplasja e makinës së çiftit me një taxi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Almeda dhe Tolgahan janë shëndoshë e mirë.

Ish-Miss Shqipëria, madje sot ka udhëtuar drejt Tiranës, pasi prej disa javësh drejton spektaklin “Dancing With The Stars”.

Almeda ka reaguar përmes një fotoje në Instatory për aksidentit e mbrëmjes së kaluar duke i falenderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe, dhe janë shqetësuar për çiftin.

“Faleminderit për mesazhet e bukura! Ne jemi mirë falë Allahut”,-shkruan Almeda.

SHARE