Andrra rrëfen si është njohur me Sinanin

0
209

Të ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani kanë rrëfyer me detaje historinë e njohjes së tyre.

Siç kanë treguar edhe më parë, këngëtari dhe modelja nga Kumanova janë njohur në Hamburg të Gjermanisë, ku Andrra jetonte përpara se ata të martoheshin.

“Isha me një shoqen time në një qendër tregtare dhe i kërkuam të bënim një foto. Ndërsa ai filloi të më ngacmonte. Më tha: ‘Je shqiptare apo braziliane?’ Dhe nga aty filloi historia jonë.”-rrëfeu Andrra, ndërsa Sinani tregoi versionin e tij të historisë, sesi u dashurua me shikim të parë me Andrrën.

“Më vijnë të dyja përballë, shoqja e saj ishte fanse e flaktë. Kur erdhën afër, sa e kam parë Andrrën, kam thënë me vete: ‘O zot sikur të ishte gruaja ime kjo!’ Me shumë zor i mora në kafe dhe fillova ta ngacmoj, ndërkohë që shoqja e saj nuk po e kuptonte fare sepse e kishte mendjen tek autografi!”-tregoi këngëtari i famshëm.

Ndryshe çifti janë prindër të një djali dhe së fundmi Andrra erdhi me një dyqan të ri të fustaneve nusërie.

SHARE