Atentat me armë zjarri ndaj dy të rinjve

0
241

Një atentat me armë zjarri i është bërë dy të rinjve në Tiranë. Si pasojë e atentatit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas policisë, atentati ka ndodhur në rrugën “Sabaudin Gabrani” në ish- Misto Mame.

Policia ka gjetur në vendngjarje një mjet të braktisur tip “Golf” që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, nga e cila mbeten te plagosur shtetasit Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.

Informacioni paraprak

Më datë 11.07.2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.

Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe thuhet se autoret jane identifikuar.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit.

SHARE