Banorët e Porojit të zhgënjyer nga premtimet e institucioneve (Video)

0
91

Banorët e fshatit Poroj të Tetovës vazhdojnë të kërkojnë nga institucionet lokale dhe ato qendrore që të merren me parandalimin e ardhjes deri tek përmbytjet e reja nga lumi i këtij fshati me vendosjen e digave përgjatë rrjedhës së lumit që kalon pranë nëpër këtë fshat.

 

Në të kaluarën institucionet janë marrë vetëm me eliminimin e pasojave gjegjësisht pastrimin e mbetjeve dhe hapjen e rrugës por jo edhe me rregullimin e shtratit.

Ata kërkojnë që institucionet të mbajnë premtimin dhe të koncentrohen me rregullimin e digave, tek vendi i quajtur “Uji I Shpejtë” në burimin e lumit, në fshatin Gjermë.

Asnjë institucion deri më tash nuk ka marrë përsipër që të meret më seriozisht me këtë problem i cili në të ardhmen mund të ketë edhe pasoja edhe më të rënda për banorët e këtij fshati.

Problemi me digat ka mbetur pezull ndërsa nëse nuk rregullohet ky problem sërish kur do të ketë vërshime pasojat do të jenë të njejta.

Nga ana tjetër kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në një prononcim të saj për mediat ishte shprehur se duhet që të realizohet plani i UNDP-së për vendosjen e pendave dhe të rregullohet shtrati i Lumit që të mos ketë vërshime si ato të kaluarat ku kishte shumë dëme.

Banorët e fshatit Poroj kohë më parë kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që të meren më seriozisht me rregullimin e digave përgjatë lumit por deri më tash nuk ka asnjë lëvizje pozitive.

SHARE