“Bisha” të reja në Formula E

0
212

Kampionati i Formula E do të pasurohet në vitet e ardhshme me dy kolosë si Mercedes dhe Porsche.
Dy markat gjermane nga Shtutgarti do të prodhojnë njëvendëshe elektrike, duke ngritur nivelin e kompeticionit.

Bota e motorëve elektrikë po bëhet gjithmonë e më shumë e rëndësishme dhe në Gjermani po e kuptojnë më së miri këtë.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, është shprehur: “Mercedes dhe Porsche përfaqësojnë dy marka me histori të gjatë dhe të lavdishme në gara dhe niveli i Formula E do të jetë i lartë në sezonin 2019-2020, me 11 ekipe që do të luftojnë”.

SHARE