Bleona Qereti me një libër autobiografik

0
300

Ajo nuk di të ndalet! Ka vendosur të na befasojë sërish, në mënyrën siç vetëm ajo di. Pasi publikoi së fundmi setin e ri fotografik që bëri bujë, për shkak të shfaqjes topless në to, këngëtarja e njohur na ka bërë të ditur një tjetër lajm të rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejtë me të.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë këngë të re, por pikërisht për një libër që do të mbajë autorësinë e saj. Bleona Qereti, do të sjell së shpejti për të gjithë fansat, por jo vetëm, librin autobiografik që do të rrëfejë të jetën e saj.

Përmes instagramit, ku edhe e ka njoftuar këtë ngjarje të re në karrierën e saj, artistja ka treguar disa detaje rreth kësaj sipërmarrje.

Ndër të tjera, ajo shkruan: “Dhe kur kthehesh në një diamant, do të shohësh se pse jeta duhet të të bënte presion ty…Shumë krenare dhe e lumtur që të njoftoj se libri për jetën time, që të gjithë ju keni pritur prej kaq shumë kohësh, është më në fund në rrugën e tij.

Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme, të të gjitha aspekteve të jetës sime, dhe të tregoj një tjetër anë të historisë sime. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të “rrinë në vendin e tyre” dhe refuzojnë të marrin “Jo”-në si përgjigje. Arma më e madhe që kam në jetën time është e vërteta”.

Ka mjaftuar ky postim, dhe të gjithë jemi kuriozuar për ta pasur sa më shpejt ndër duar librin e parë të këngëtares së njohur shqiptare, që shpresojmë të shkaktojë po aq “zhurmë” sa bën çdo dalje e saj publike.

 

SHARE