Britanikët dhe OKB-ja të alarmuar: Shqiptarët përdoruesit më të mëdhenj të kokainës në botë!

0
274

Mes situatës së acaruar politike në vendin tonë, për shkak të lidhjeve të pretenduara politikës me trafikimin e lëndëve narkotike, një tjetër alarm duket se ka ardhur nga Britania.

Gazeta prestigjioze “The Telegraph” ka paraqitur një raport mbi përdoruesit më të mëdhenj të kokainës në mbarë botën, por në krye të “listës së zezë” qëndron pikërisht Shqipëria.

Bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara, gazeta ngre alarmin për numrin e madh të përdoruesve të rregull të lëndëve narkotike në Shqipëri.

Sipas gazetës konservatore, të dhënat vijnë pas një sërë vitesh raportesh dhe janë një tregues i mirë të kombeve që kanë ‘oreksin’ më të madh për kokainën.

Në krye të tabelës është Shqipëria. Hulumtimi i shëndetit publik i vitit 2014 vlerëson se 2,5 për qind e popullsisë së vendin tonë, e moshës ndërmjet 16 dhe 64 vjeç, janë përdorues të rregullt të drogës.

Statistikat më të fundit janë në dispozicion në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

SHARE