Burri i mori virgjërinë, ja çfarë thotë tani Riselda për martesën e saj

0
260

“Burri më mori virgjërinë dhe më dhuroi një familje, që sot jam bashkëshortja dhe nëna më e lumtur në botë. E mbushur me nder dhe e mbushur artistikisht dhe jo rrugëve pa një diplomë, pa një fëmijë dhe pa një burrë në krah”, kjo ishte deklarata e pak kohëve më parë e Riselda Sejdisë, e cila i çuditi jo pak fansat e saj në rrjetet sociale.

Balerinë, e shndërruar në një nga personazhet më të përfolur të shoëbiz, e gjithashtu edhe personazh në spektaklin e humorit “Al Pazar” është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për deklaratat e saj dhe martesën me Hajdin Sejdinë, bashkëshortin 20 vjet më të madh në moshë.

E kontaktuar Riselda rrëfeu se në vazhdim ka vendosur që të mos flasë më për martesën e saj. “Kam 12 vjet e martuar dhe më duket pa sens që të flas më për këtë histori. Çfarëdo që të them unë nuk u mbush dot mendjen njerëzve për marrëdhënien time me Hajdinin, kështu që vendosa të mos flas më për këtë temë”, është shprehur ajo.

Nuk dihet nëse është një vendim i përbashkët i çiftit për ta mbajtur larg vemendjes mediatike martesën pas deklaratave të guximshme të pedagoges së Universitetit të Arteve. Megjithatë, Riselda tani ka vendosur heshtjen, të paktën për sa kohë do të mund të rezistojë pa u dhënë përgjigje thashethemeve që bëhen në “shpinë” të saj.

 

SHARE