Dafina Zeqiri i vë ‘flakën’ rrjetit me këtë paraqitje të nxehtë

0
213

Ajo është një nga emrat më të lakuar në mediat rozë.  Flasim për këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri e cila ka vite që është shpërngulur në Amerikë, për të zhvilluar atje karrierën muzikore.

Edhe pse ende është në fillimet e saj sa i përket të të bërit muzikë në Amerikë, ende nuk ka bërë ‘boom’ me ndonjë projekt muzikor, edhe pse ka disa që ka lansuar.

Këto ditë në llogarinë e saj nëInstagramin ajo ka publikuar fotografi mjaft të nxehta, ku ekspozimi i trupit ka qenë primar në çdo paraqitje të saj.

Së fundmi Dafina ka publikuar dhe një fotogafi nga vaska, ku këngëtarja shfaqet mjaft e nxehtë, duke ekspozuar kështu gjoksin e saj të formësuar.

Përveç muzikës, Dafina Zeqiri cilësohet si një nga femrat më me stil në estradë, ku në çdo paraqitje në klipet e saj ajo shfaqet me stil ndryshe, duke sjell risi.

Dafina Zeqiri komentohet shumë edhe për operacionet e shumta plastike, duke filluar me mollëzat, buzët, hunda dhe gjoksi, por që vet këngëtarja ka pranuar se ka bërë vetëm hundën për shkak të një incidenti të ndodhur kur ishte për pushime gjatë dimrit, shumë vite më parë.

 

 

 

 

SHARE