Debat Publik Për Ndryshimet Ligjore Për Duhanin

0
232

Deputetët nuk duan që në kokë të tyre të bëjnë ndryshime në ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit. Një nga temat që shkaktoi diskutime të ashpra në rrjetet sociale fillimisht do të kalojë në debat publik, e më pas për të do të vendosin deputetët në Kuvend. Nga LSDM- ja thonë se ndryshimet në asnjë mënyrë nuk do t’i rrezikojnë të drejtat dhe shëndetin e qytetarëve që nuk e pinë duhanin. Propozimi i tyre është që në pjesën e mbyllur të objektit hotelierik edhe më tej të pihet duhani, ndërsa në teracat verore duhan të pihet edhe në stinën e dimrit kur ato janë të mbuluara me najlon ose qelq.

Ne kërkojmë pavarësisht kushteve të motit, qoftë në shi ose borë, qoftë në stuhi etj, ajo pjesë të mbetet e drejtë e duhanpirësve dhe ta shfrytëzojnë atë, ky është ndryshimi i vetëm. Të gjitha spekulimet se duam ta anulojmë ligjin për mbrojtje nga duhani në hapësirat e mbyllura, spitale, teatro, kinema, stacione hekurudhore, kjo nuk ka asnjë lidhje – tha Tomislav Tuntev, LSDM.

Tuntev propozoi që Komisioni për shëndetësi të organizojë debat publik. Nga VMRO-ja reagojnë dhe thanë se në këtë mënyrë duhet të dalë zgjidhje sistemore e këtij problemi.

Me përfshirjen e ekspertëve nga të gjitha sferat, do të thotë nga sfera e mjekësisë, nga inspektoratet, nga hotelierët, të ndërpresin një herë e përgjithmonë me ligje afatshurte që pas një muaj sërish të vijnë me ndryshime të reja – deklaroi Zoran Gjorgjievski, VMRO – DPMNE.

Qytetarët me qëndrime të ndryshme për atë se si do të ishte më mirë të rregullohet ky problem dhe në çfarë mënyre shteti të luftojë për uljen e pirjes së duhanit.

“Disi është diskriminuese që disa njerëzve t’u ndalohet kjo. Unë më herët kam qenë në Austri dhe në cilëndo kafene të hysh duhani nuk ishte i ndaluar. E as që kishte hapësira për duhanpirës dhe për ata që se konsumojnë atë”.

“T’u japin leje atyre që duan të jenë vetëm me hapësira ku nuk pihet duhan, ndërsa të tjerët që me siguri do të paguajnë tatim më të shtrenjtë të jenë hapësira për duhanpirës dhe me nuk ka kurrfarë problemi”.

“Shteti t’i shtrenjtojë cigaret të jetë 5 euro siç është gjithkund në Evropë, e kush ka para le të pijë, kush nuk ka të mos pijë. Ndërsa në këtë mënyrë shkurtohet e drejta e duhanpirësve, thjesht ata diskriminohen”.

Nga 28 shtete të BE-së, në 9 shtet ka ndalesë të tërësishme për konsumimin e duhanit në hapësira të mbyllura. Sipas statistikës, 46% e qytetarëve të Maqedonisë të moshës prej 15 deri 64 vjeç janë duhanpirës.

SHARE