“Desh thyeva qafën…”, këngëtarja shqiptare e tepron me sinqeritetin

0
1187

Ajo është reperja më e sukseshme në Shqipëri dhe Kosovë, e cila ka sjellë në treg shumë projekte muzikore të cilat janë të preferuara për publikun. Fifi këndon në një mëyrë të bukur edhe me fjalor të pastër ndryshe nga çfarë po ndodh me vajzat e sapoardhura në tergun tonë muzikor që pretendojnë se po bëjnë Rep.

Fifi i ka kushtuar disa orë fansave të saj në profilin zyrtar në ‘Instagram’, mbrëmjen e kaluar duke ju përgjigjur pyetjeve që ata shkruanin. Mes atyre për projektet muzikore dhe jetën personale, bukuroshja zbuloi një detaj shumë i veçantë.

Dikush e ka pyetur Fifin për rastin më të sikletshëm që ka përjetuar ndonjëherë në skenë dhe këngëtarja nuk nguroi të përgjigjet. “Ndoshta ka qenë kur jam rrëzuar dhe desh kam thyer qafën, por u ngrita dhe u shtira sikur ishte pjesë e koreografisë”,- është përgjigjur ajo.

SHARE