Drogë në doganën e Qafë Thanës, arrestohen dy polakë dhe një zviceran

0
241

Tre të huaj janë arrestuar nga policia kufitare e Qafë Thanës, të cilët tentuan të trafikonin lëndë narkotike në dalje nga Shqipëria. Droga është kapur në dy raste të ndryshme, ku në total është sekuestruar 24 kg e 412 gr kanabis.

Dy shtetasit polakë Jozef Drynda 23 vjeç dhe Mikolaj Drynda 47 vjeç at e bir, tentuan të kalonin me automjetin e tyre me targa OKL30821. Policia kishte dyshime se më këtë makinë mund të trafikohej drogë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë dhe me skaner, në shasinë e makinës dhe në sediljen poshtë shoferit u gjetën 69 pako me 24 kg e 400 gram kanabis. Të dy u arrestuan në flagrancë, ndërsa është shpallur në kërkim edhe 23-vjeçarja me iniciale S.H, banuese në Poloni, e dyshuar si bashkëpunëtore në këtë rast.

Ndërsa në rastin e dytë, 28-vjeçari Gabrijel L. nga Zvicra po tentonte të kalonte kufirin me makinën BMW me targa ZG42268 dhe gjatë kontrollit ju gjet 12 gram kanabis. Është proceduar në gjendje të lirë gjithashtu edhe 25-vjeçari me iniciale M.D, udhëtar në këtë automjet.

SHARE